Telegrafi

Rabiot tregon se çfarë i pengon në lidhje me Mbappe: Nuk e di pse e bën atë

(Foto: Getty Images)

Mesfushori francez, Adrien Rabiot, ka treguar se çfarë e irriton në të vërtetë kur bëhet fjalë për bashkëkombësin e tij, Kylian Mbappe.

Dy futbollistët ishin në mesin e më të mirëve te Les Bleus që arritën deri në finale të ‘Katar 2022’, ku pësuan pas ekzekutimit të penalltive nga Argjentina.

Duke folur për Le Media Carre, lojtari i Juventusit shpjegoi një shprehi të çuditshme që e ka sulmuesi i Paris Saint-Germainit.

“Kylian Mbappe vërtet më irriton kur e ndryshon zërin për intervista. Kur bisedon me të gjithë ne, flet normalisht, pastaj gjatë një interviste e ndryshon tërësisht zërin. Nuk e di pse e bën këtë”.

“Është irrituese, vërtet më streson. Mendoj se të gjithë e kanë vënë re”, ka deklaruar Rabiot.

Duke marrë parasysh historinë e përplasjeve dhe debateve të shëmtuara në skuadrën e Francës gjatë fushatave të Kampionatit Botëror, ky është problemi më i vogël i tyre. /Telegrafi/