Site icon Telegrafi

Rabiot, transferimi i parë i Emeryt te Arsenali?

Mesfushori i talentuar francez i Paris Saitn-Germain, Adrien Rabiot, ka tërhequr shumë interesim nga Arsenali.

Arsenali ka zyrtarizuar trajnerin spanjoll, Unai Emery, si trajnerin e ri të skuadrës pas konfirmimit të Arsene Wengerit se do të largohet nga klubi pas 22 viteve.

Me ardhjen e Emeryt në Emirates, drejtuesit dhe trajneri i ri kanë filluar punën për transferime të reja për sezonin e ardhshëm.

Lexo po ashtu Zyrtare: Unai Emery, trajner i Arsenalit

Emri i parë që përfolët për tu transferuar nga Topçinjtë është mesfushori i talentuar francez, Rabiot.

Rabiot në aksion gjatë përballjes ndaj Realit në Ligën e Kampionëve (Getty Images)

Trajneri i ri i Arsenalit dhe Rabiot kanë punuar së bashku tek PSG dhe fituan kurorën e trefishtë në Francë këtë sezon para se spanjolli të largohej nga klubi.

Rabiot nuk e ka pritur aspak mirë mungesën e tij në ekipin kombëtar të Francës për Kupën e Botës në Francë dhe Arsenali dëshiron t’ia ngrit moralin me një transferim në Angli.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Adrien Rabiot

Sipas mediumit italian Calciomercato.com, Topçinjtë duan të bëjnë një lëvizje për mesfushorin që mund të ketë një çmim më të ulët.

Për mesfushorin francez interesim më parë kanë shprehur edhe gjiganti spanjoll Barcelona dhe ai italian Juventusi. /Telegrafi/   

Exit mobile version