Objektivi i Manchester United dhe Newcastle, Adrien Rabiot ka thënë se edhe nëse Juventusi kualifikohet në Ligën e Kampionëve, ai mund të mos mbetet domosdoshmërisht në këtë klub.
Mesfushori kishte qenë gati të largohej si lojtar i lirë verën e kaluar, por nënshkroi një kontratë të re afatshkurtër që do të skadon në qershor 2024.
“Mbeta sepse doja të qëndroja, për ta ndihmuar këtë ekip të rikthehej në Ligën e Kampionëve, dhe kjo është ajo që klubi më kërkoi gjithashtu”.
“Nëse e arrijmë këtë objektiv, atëherë do të ulemi dhe do të flasim. Kjo sigurisht që do të ishte më mirë nga këndvështrimi im, por ne ende duhet ta diskutojmë”.
“Për t’u rikthyer në Ligën e Kampionëve me Juven. Edhe nëse nuk jam këtu sezonin e ardhshëm, objektivi im personal është të kthej Juventusin në Ligën e Kampionëve dhe të fitoj Kupën e Italisë. Atëherë do të flasim”, ka thënë Rabiot. /Telegrafi/