Mesfushori i Juventusit, Adrien Rabiot raportohet se nuk është i kënaqur me minutat në klubin e tij të ri.
Rabiot u bashkua këtë verë me Juven, duke ardhur nga Paris Saint-Germain si transferim i lirë.
Ai i ka zhvilluar vetëm 27 minuta lojë në katër ndeshjet e para të Bianconerëve në Serie A këtë sezon.
“Çfarë mendoni për Rabiotin? Matuidi është shumë i fortë”, ka thënë Maurizio Sarri.
Sipas Soccer Link, francezi po fillon të bëhet i paduruar dhe dëshiron të kthehet në aksion duke luajtur një herë e përgjithmonë, e jo të jetë rezervë.
Sarri ka preferuar si startues me treshen e vitit të shkuar Blaise Matuidi, Sami Khedira dhe Miralem Pjanic. /Telegrafi/