Site icon Telegrafi

Rabiot më në fund po bëhet me ekip të ri pas largimit nga Juventusi

Mesfushori francez Adrien Rabiot raportohet se ka vendosur për klubin e tij të ardhshëm mes interesimit nga Manchester United.

Rabiot ka qenë një lojtar i lirë që prej se u largua nga Juventusi pasi i skadoi kontrata më 30 qershor.

Përkundër faktit që transferuan Manuel Ugarten nga PSG-ja në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, United do të mund ta kishte finalizuar blerjen e Rabiot nëse ky transferim do të ishte finalizuar deri më datën 14 shtator.

Tani, sipas Fabrizio Romanos, Rabiot ka vendosur se cili do të jetë destinacioni i tij i radhës.

Ai është në bisedime të avancuara për t’u bërë pjesë e Marseille, të cilët janë të udhëhequr nga ish-trajneri i Brightonit, Roberto De Zerbi.

Tek Marseille po shpresojnë se marrëveshja për transferimin e 29-vjeçarit mund të kompletohet gjatë 48 orëve të ardhshme.

Ekipi francez pati një afat kalimtar mjaft të ngarkuar, duke nënshkruar me Mason Greenwood nga Manchester United dhe Elye Wahi nga Lens.

Ata gjithashtu siguruan edhe transferimin e Jonathan Rowe nga Norëichi ndërsa tani Rabiot duket se do të jetë transferimi i tyre i fundit./Telegrafi/

Exit mobile version