Telegrafi

Rabiot në bisedime për t’iu bashkuar Barcelonës

Adrien Rabiot duket se do të largohet në këtë verë nga Juventusi.

Mesfushori francez nuk ka arritur të gjejë vetën në Torino, që kur kaloi si lojtar i lirë nga Paris Saint-Germain.

Por, sipas asaj që raporton Calciomercato, Rabiot ka filluar bisedimet e Barcelonën për të realizuar transferimin e tij.

Juventusi është i gatshëm që të shesë lojtarin dhe i ka dhënë dritën e gjelbër se është i lirë të largohet në verë.

Zonja e Vjetër po ashtu mund të hyjë në bisedime me Barcelonën për të shkëmbyer Paulo Dybalan me Antoine Griezmannin.

Kështu, skuadra katalunase dhe ajo italiane do të vazhdonin bashkëpunimin, pas verës së kaluar kur shkëmbyen Miralem Pjanicin me Arthur Melon. /Telegrafi/