Site icon Telegrafi

Rabiot mungon ndaj Barcelonës si pasojë e një lëndimi muskulor

(Foto: Instagram/adrienrabiot_25)

Juventusi ka njoftuar se Adrien Rabiot ka pësuar një lëndim muskulor, prandaj do të mungojë në ndeshje miqësore të të dielës ndaj Barcelonës.

Mesfushori francez u kthye në stërvitje në javën e kaluar, por do të mungojë ndaj gjigantit katalunas në sfidën e vlefshme për Trofeun Gamper.

“Për shkak të një problemi muskulor të raportuar në fund të seancës së djeshme (e hënë) stërvitore, Adrien Rabiot iu nënshtrua testeve diagnostike këtë mëngjes (e martë) në J|Medical që treguan një lezion të shkallës së ulët të muskulit rectus femoris të kofshës”.

(Foto: Instagram/adrienrabiot_25)

“Brenda 10 ditësh, ai do t’u nënshtrohet ekzaminimeve të reja për të përcaktuar saktësisht periudhën e shërimit”, thuhet në njoftimin e Bianconerëve.

Rabiot iu bashkua Juventusit në verën e vitit 2019 si lojtar i lirë nga Paris Saint-Germaini. Ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar katër asistime në 84 paraqitje me Zonjën e Vjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version