Telegrafi

Rabiot mes La Ligas dhe Ligës Premier, tre klube në garë për francezin

Adrien Rabiot është larguar nga Juventusi pasi i ka skaduar kontrata dhe tani është lojtar i lirë.

Mesfushori francez ende nuk ka vendosur për skuadrën e re edhe pse ka një muaj që ka mbetur pa kontratë.

Dëshira e tij ka qenë të transferohet te Real Madridi, mirëpo Los Blancos në fund vendosën për mos të nënshkruar me të.

E ardhmja e tij është mes kampionatit spanjoll La Liga dhe atij anglez Ligës Premier.

Atletico Madrid dhe Barcelona e duan transferimin e francezit në elitën e futbollit spanjoll, derisa Man Utd po shihet si favorit për transferimin e tij në Angli.

Lexo po ashtu Rabiot ka vendosur tanimë se ku dëshiron të luajë pas largimit nga Juventusi

Problemi qëndron te kërkesat e larta të francezit, pasi ai kërkon një pagë prej 14 milionë euro në sezon, që po konsiderohet e lartë.

Falë kërkesave të larta të tij, Atletico dhe Barcelona nuk po shihen si favoritë, derisa Djajtë e Kuq janë skuadra e vetme që mund t’i përafrohen kërkesave të francezit. /Telegrafi/