Telegrafi

Rabiot ka vendosur tanimë se ku dëshiron të luajë pas largimit nga Juventusi

Adrien Rabiot është larguar nga Juventusi pas pesë viteve qëndrim te gjiganti italian.

Mesfushori francez nuk arriti dot marrëveshje për kontratën e re me Zonjën e Vjetër dhe tanimë ka mbetur futbollist i lirë.

Por një lojtar të tillë për më tepër që është i lirë e duan të gjithë dhe ai po pret ofertën e duhur.

Lexo po ashtu Rabiot tashmë ka lënë të kuptohet se cilit ekip do t’i bashkohej mes Liverpoolit dhe Man Utd

Megjithatë e përditshmja franceze L’Equipe ka raportuar se lojtari tanimë ka vendosur se ku dëshiron të luaj në sezonin e ardhshëm.

Dëshira e 29-vjeçarit është që nga sezoni i ri të luaj në elitën e futbollit anglez Ligën Premier ku tanimë po pret ofertën e duhur.

Liverpoo, Man Utd dhe Arsenal janë tre skuadrat që kanë shprehur interesim prej kohësh për transferimin e Rabiot.

Reprezentuesi francez kërkohet edhe nga Bayern Munich e Barcelona, megjithatë dëshira e tij është të luaj në Ligën Premier. /Telegrafi/