Telegrafi

Rabiot është në radarin e Unitedit

Manchester United është duke punuar për një transferim të anëtarit të Juventusit, Adrien Rabiot, sipas raportimeve të fundit.

Trajneri i ri Erik ten Hag dëshiron të shtojë cilësinë në mesfushën qendrore dhe humbja 2-0 kundër Brightonit në ndeshjen hapëse të Ligës Premier të dielën mund të ketë mprehur fokusin e tij.

Dhe siç raportohet nga Athletic, francezi Rabiot është shfaqur si një opsion kryesor për Djajtë e Kuq, pasi ata kërkojnë të fuqizojnë skuadrën.

Lexo po ashtu Afati kalimtar veror 2022

Megjithatë, United ‘duhet të vendosë’ nëse ata duan të ndjekin nënshkrimin e Rabiot ose të insistojnë të marrin Frenkie de Jong nga Barcelona, i cili është objektivi i tyre kryesor në mesfushë.

27-vjeçari Rabiot është në vitin e fundit të kontratës së tij me gjigantët italianë, që do të thotë se një ekip jashtë Italisë mund të afrohet për ta nënshkruar atë në verën e 2023 si një transferim i lirë.

Kështu që Juve mund të ketë më shumë gjasa të shesë Rabiotin për më pak se 15 milionë euro. /Telegrafi/