Telegrafi

Rabiot e bën të qartë se dëshiron të luajë në Ligën Premier

(Foto: Getty Images)

Mesfushori i Juventusit, Adrien Rabiot, ka pranuar se po kalon periudhën më të mirë të karrierës së tij me Francën që do të përballet me Anglinë në çerekfinale të Kampionatit Botëror dhe se gjithmonë ka dashur të luajë në Ligën Premier.

Ai ka kontratë me Bianconerët deri në verën e vitit 2023, ndërsa në verën që lamë pas ishte pranë kalimit te Manchester Unitedi, porse klubi anglez refuzoi t’i jepte rrogë prej 10 milionë eurosh në sezon.

“Kam kaluar një periudhë të shkurtë te Manchester City (në vitin 2008) dhe ka qenë shumë pozitive. Më pëlqen atmosfera që e rrethon futbollin (në Angli), është ndryshe nga Franca ose Italia. Gjithmonë kam thënë se do të dëshiroja të luaj në Ligën Premier”, ka thënë francezi në një konferencë për shtyp.

(Foto: Getty Images)

Rabiot është pyetur nëse kjo do të ndodhte para apo pas përfundimit të kontratës me Juventusin.

“Nuk e di. Nuk kam një skuadër të preferuar në Angli, nuk është ndonjë që më përshtatet domosdoshmërisht mua, është liga në përgjithësi që më tërheq. U përshtatet më shumë cilësive të mia”, ka theksuar ai. /Telegrafi/