Policia në New York është vënë në kërkim të një burri, të cilit i kishte rënë unaza në kanalizim, derisa po i propozonte të dashurës martesën.
Pastruesit që e gjetën e paraqitën në polici, ndërsa me ndihmën e pamjeve të kamerave në atë zonë, po kërkohet të identifikohet ky njeri, transmeton Telegrafi.
“Iu kanë dridhur duart nga emocionet dhe nuk e kreu propozimin si duhet, por nuk ka rëndësi. Mund të kthehet dhe ta merr sërish, por të sigurohet se nuk i bie më në kanalizim”, thuhet në raportin policor.
Në bazë të pamjeve të shpërndara, ai së bashku me partneren shihen duke kërkuar poshtë rrjetës metalike, por e kanë të pamundur të fusin duart. /Telegrafi/