Edita Butkeviciute, 30-vjeçe, që jeton në Aberdin të Skocisë, ka pësuar lëndime të rënda trupore, më saktë thënë i është thyer boshti kurrizor dhe atë në tre vende të ndryshme dhe shumë kocka tjera, pasi që një shtrat i ka rënë mbi kokë derisa ajo po ecte në rrugë
Edita me prejardhje nga Lituania, po qëndron e shtrirë në spital nga 7 dhjetori dhe thotë se pas 8 javëve do të lirohet për të vazhduar tretmanin në shtëpi, që sipas mjekëve do t’i duhen një vit që ajo të shërohet plotësisht, transmeton Telegrafi.
Kirurgët kanë arritur t’ia fiksojnë boshtin kurrizor dhe këmbët, përmes shufrave të hekurta pas disa ndërhyrjeve kirurgjikale.
“Jam thyer në të gjitha pjesët. Nuk po mund as të dashurin ta përqafoj. Më kanë thënë se sërish do të mund të eci, por fakti që më është shkatërruar jeta për shkak të marrëzirve,a më bën shumë nervoz”, ka deklaruar Edita duke shtuar se të dashurit të saj Daniel Ferreira do t’i duhet të kujdeset për të.
Edita po bisedonte me Danielin gjatë pauzës së drekës, kur një shtrat ra mbi kokën e saj nga kulmi i një ndërtese, derisa po transportohej në një lokacion tjetër.
Edita Butkeviciute was on the phone to her partner Daniel Ferreira when she was hit by a sofa which fell from a building.
Doctors say they are unsure how the 30-year-old survived the incident. https://t.co/9Nuq7QS3Iq pic.twitter.com/O7DagOVFE3
— STV News (@STVNews) December 16, 2019
Kjo 40-vjeçare ka qëndruar për disa minuta nën shtrat e shtypur, ku më pas një kalimtar rasti dëgjoi britmat e saj. Ndërkaq partneri nga Portugalia që nga ai moment nuk po ndahet nga ajo. E menaxherja e sallonit ku Edita punon, ka deklaruar se ajo ka një karakter të fortë.
“Ajo është psiçikisht e fortë dhe tashmë ka arritur t’i bëjë hapat e parë pas fatkeqësisë”, ka shtuar ajo.
Ndërkaq dy meshkuj të moshës 31 dhe 36 vjet janë dënuar për këtë incident.
“Kemi pasur aq shumë planet dhe i jemi gëzuar shumë pushimeve, kurse tani po pyesim veten se si do t’i mbulojmë shpenzimet e mjekimit”, ka shtuar Edita që në fillim mendoi se do të mbetet e palëvizshme. /Telegrafi/