Telegrafi

Ra nga kati i gjashtë, gruaja nga Ferizaj dërgohet në QKUK

Një grua ka rënë sot nga kati i gjashtë i një ndërtese në Ferizaj, por fatmirësisht ajo ka shpëtuar.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Lexo po ashtu Një grua bie nga kati i gjashtë në Ferizaj, policia jep detaje

“Rreth orës 15:30 minuta në rrethana ende të panjohura një person i gjinisë femërore ka rënë prej katit të gjashtë. Është dërguar në spital në qendrën emergjente me shenja jete dhe tani ndihma e parë është duke u përgatitur që ta dërgojë në klinikë në Prishtinë”, ka theksuar Gashi.

Gashi ka deklaruar se ende nuk dihet mosha e as arsyeja e rënies së gruas nga kati i gjashtë.

Detaje më të hollësishme rreth rastit do të publikohen më vonë. /Telegrafi/