Telegrafi

Ra në kazanin e rakisë, mjekët tregojnë gjendjen e fëmijës 17-muajsh

Mjekët e QSUT-së kanë dhënë informacione për fëmijën 17 muajsh, i cili pësoi një aksident dhe ra vatrën e zjarrit ku nxirrej rakia në shtëpinë  e tij në Skrapar.

Sipas mjekëve, fëmija ka shkuar pasditen e djeshme rreth orës 17:15 në QSUT, në repartin e djegie-plastikës dhe aktualisht gjendja paraqitet e stabilizuar.

Lexo po ashtu E rëndë: Në Skrapar, fëmija 18 muajsh bie në kazanin e rakisë

“Në Shërbimin e Djegie-Plastikës ka ardhur me urgjencë në gjendje të rëndë shëndetësore me djegie në pjese të ndryshme të trupit pacienti me inicialet K. B., i moshës 17 muajsh. Gjendja e tij shëndetësore sipas mjekëve të shërbimit, paraqitet e stabilizuar. Fëmija ka pësuar djegie në 30% të trupit”, bëhet e ditur nga QSUT.

Stafi mjekësor është duke e mbajtur në monitorim të vazhdueshëm dhe po i jep përkujdesjen mjekësore të nevojshme, njoftojnë mediat në Shqipëri.