Telegrafi

R-jani paralajmëron projekt të ri pas suksesit gjysmë milionësh me “Benz”

Reperi i ri, Arjan Sjarina, pritet të publikojë së shpejti muzikë të re.

Reperi që lansoi kohë më parë videoklipin “Benz” është dëgjuar mjaft shumë nga të rinjt.

Afro gjysmë milionë klikime në pak kohë arriti projekti “Benz”.

Me shumë postime në rrjetet sociale, R-jani u prit mirë nga adhuruesit e hip hopit, por ai është zotuar për projekte të reja.

“A jeni gati ëpr projektin e rradhës që ka me kon shumë gjigant (sic.)”, potencoi reperi në një postim.

Reperi ka disa këngë mjaft të dëgjuara nga adhuruesit e hip hopit.

Ai po ashtu njihet për konfliktin me reperin Fero, të cilin doli e pranoi publikisht se e rrahu. /Telegrafi/