Telegrafi

R-jan së shpejti me projektin e ri “Benz”

Ai është reper i ri në skenë, por mjaft i përmendur kohëve të fundit në rrjetet sociale.

Arjan Sijarina, i njohur si R-jan është emër mjaft i njohur i skenës së fundmi, pas konfliktit që pati me reperin Fero.

Reperi nga Prishtina po punon aktualisht në realizimin e një projekti të ri me videoklip.

Në Instagram, ai ka pubilkuar një video ku tregon se shumë shpejt do të publikojë projektin e ri.

“Benz” titullohet kënga e re e R-janit që vjen edhe me videoklip.

Klipin ai e ka paralajmëruar me një video në rrjetin socail Instagram.

/Telegrafi/