Telegrafi

R-jan i bën një ‘diss’ Stresit në “Gjoni Black”, edhe pse dikur ishin miq

Arjan Sijarina, i njohur me emrin artistik si R-jan, ka qenë artisti i fundit i ftuar në emisionin “Gjoni Black” me Meriton Mjekiqin.

Siç tashmë njihet formati i emisionit, edhe R-jan në këtë ka bërë ‘freestyle’ e po ashtu i ka bërë edhe një ‘diss’ reperit Stresi.

Megjithëse dyshja dikur ishin miq të mirë dhe paralajmëruan një bashkëpunim së bashku, sot duket se nuk kanë raporte edhe aq të mira.

E menjëherës pas ‘diss-it’ që i është bërë nga Stresi, ky i fundit ka bërë një postim kundrejt tij në rrjete sociale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Kam nevojë për syze takova në jetë veç njerëz me dy fytyra. E vërteta e ka rrugën e gjatë se bota është me ngjyra. Ata që ulin poshtë shoqërinë kanë ulur veten. Menduat që më njihni, do e shihni”, ka shkruar Stresi.

 

Përveç Stresit, reperi nga Prishtina në këtë emision i ka bërë një ‘diss’ edhe reperit Fero, që tashmë njihen si rivalë të njëri-tjetrit. /Telegrafi/