Site icon Telegrafi

Bashkia e Shkupit heq dorë nga pritja e Vitit të Ri

Pasi këto ditë shumë qytete dhe Komuna të Maqedonisë janë distancuar nga festimet e Vitit të Ri, ku organizime të tila, sipas komunave, harxhohen shumë para, ku edhe disa prej tyre kanë vendosur që mjetet t’i tubojnë për ndima humanitare dhe skamnorët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I radhës është qyteti i Shkupit i cili ka vendosur të mos festojë dhe organizojë Natën e Vitit të Ri 2017 e cila duhet të organizohet në sheshin ‘Maqedonia’. Mjetet që janë planifikuar për pritjen e festës janë rreth 2 milionë denarë dhe të njëjtat do të donohen për qëllime sociale.

Vendimin se ku do të donohen paratë do ta sjell Këshilli i Qytetit të Shkupit. /Telegrafi/

Exit mobile version