Ashtu siç u paralajmërua dje, pritet që sot qyteti i Shkupit t’i pastrojë përmendoret të cilat janë spërkatur me ngjyrë gjatë protestave të ”Revolucionit Laraman”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Për këtë arsye, nga qyteti i Shkupit kanë njoftuar se është angazhuar një firmë për mirëmbajtjen dhe pastrimin e përmendoreve. Paraprakisht, një grup zonjash ndërmori një aktivitet vullnetarë për pastrimin e përmendoreve, në Shkup dhe në Manastir./Telegrafi/