Qyteti i Shkupit njoftoi se kryeqyteti më në fund do të marrë një sistem të ri transporti.
Nga atje thonë se sistemi për transport të shpejtë me autobus ka marrë dritë të gjelbër nga partnerët ndërkombëtarë, i cili nis zbatimin e tij në kryeqytet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Projekti përfshin ndërtimin e dy terminaleve të rinj, qendrat e transportit, sigurimin e qarkullimit të pandërprerë të autobusëve, si dhe blerjen e autobusëve të rinj ekologjikë që përdorin CNG. Në projektin konceptual bazë u evidentuan pengesat serioze për realizimin, të cilat falë përkushtimit dhe punës së administratës së qytetit, janë kapërcyer dhe heqja e tyre mundëson realizimin pa probleme të këtij projekti.
Qyteti i Shkupit, përkundër të gjitha bllokadave, vazhdon me përpjekjet e saj që qytetarëve t’u mundësojë transport publik urban modern dhe në kohë, duke tejkaluar problemet me të cilat ballafaqohen NTP-ja dhe qytetarët për transportin urban.
As bllokadat në Këshillin e Qytetit të Shkupit dhe as problemet strukturore me të cilat ballafaqohet NTP, të trashëguara nga menaxhmenti i mëparshëm i kompanisë, nuk do të na pengojnë në përkushtimin tonë të sinqertë për transport urban modern dhe ekologjik”, thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit./Telegrafi/