Telegrafi

Qyteti i Shkupit ka ndarë mjete elektromotorike për personat me aftësi të kufizuara

3 Dhjetori, Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, u festua sot me Shoqatën e Personave me Aftësi të Kufizuara Fizike Lëvizshmëri Shkup. Si mbështetje për përmirësimin e lëvizshmërisë së personave që kanë nevojë për mjete të përshtatshme për të lëvizur, Qyteti i Shkupit siguroi elektromotore që sot iu dhanë personave që përdorin karroca, njoftoi Qyteti i Shkupit.

Ata shtojnë se janë duke punuar në vazhdimësi për përmirësimin e cilësisë së jetës së personave me aftësi të kufizuara, si një nga prioritetet, duke avokuar për mobilitetin e nevojshëm për bashkëpunim të ndërsjellë.