Site icon Telegrafi

Qyteti i Shkupit dëmshpërblen familjet e të vdekurve me nga 3000 euro

Pas kërkesës së Komitetit për menaxhim me kriza drejtuar qeverisë së Maqedonisë, për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme 15 ditore për rajonet e përmbytura nga rreshjet e dendura të shiut të mbrëmshëm, në ora 16 pritet që të mbahet një mbledhje qeveritare, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas informacioneve të disa mediumeve, pritet që qeveria të shpallë ditë zie, ndërkaq rajoni i Tetovës dhe Shkupit të shpallen si rajone të krizës.

Ndërkaq në mbledhjen e jashtëzakonshme të qytetit të Shkupit, u tha se një shumë prej 3000 euro dëmshpërblim do t’u jepet familjeve të të vdekurve./Telegrafi/

Lexo po ashtu Këtu mund të lexoni dhe shikoni më shumë lajme rreth vërshimeve të mbrëmshme (Foto/Video)
Exit mobile version