25 nxënës me aftësi të veçanta nga shkollat e mesme do të marrin bursa nga Qyteti i Shkupit – për 9 muaj, ndërsa shuma e bursës do të jetë 3.000 denarë neto.
“Për të ngritur cilësinë e arsimit për nxënësit me aftësi të veçanta, për herë të parë këtë vit bursa do t’u jepet këtyre nxënësve nga viti i parë deri në të katërt”, thonë nga Qyteti i Shkupit.
Dy vjet më parë, asistentë mësimdhënës u punësuan gjithashtu për të ndihmuar nxënësit me aftësi të veçanta në të nxënë.
Shpallja me kriteret do të publikohet të hënën, 16.09.2019, ndërsa aplikimet që do të arrijnë në arkivin e qytetit të Shkupit do të rishikohen nga një komision./Telegrafi/