Telegrafi

Qyteti rus në flakë pas sulmeve masive që kreu Ukraina, dëgjohen shpërthime të fuqishme nga bombardimet – pamje nga vendi i ngjarjes

Qyteti Belgorod në pjesën jugperëndimore të Rusisë është zhytur në tym, pas sulmeve hakmarrëse që kreu Ukraina në këtë pjesë të territorit rus gjatë 24 orëve të fundit.

Si rrjedhojë e sulmeve është raportuar tashmë për 14 të vdekur, raporton BBC, përcjell Telegrafi.

Pamjet e shumta të cilat janë shpërndarë nga vendi i ngjarjes, tregojnë qytetin Belgorod të zhytur në tym nga sulmet masive që kreu Ukraina.

Shumë objekte ishin përfshirë nga flaktë dhe tym i dendur kishte mbuluar qytetin rus i cili gjendet 80 kilometra larg nga qyteti ukrainas Kharkiv.

Në njërën prej videove, mund të shihen njerëz të shtrirë në tokë dhe shpërthime të mëdha që vinin nga bombardimet.

Ukraina thotë se ka pasur në cak vetëm objektet ushtarake ruse.

Sulmet e Ukrainës në territorin rus vijnë si shenjë hakmarrjeje ndaj sulmeve që kreu Rusia të premten, ku mbetën të vrarë 39 persona. /Telegrafi/