Telegrafi

Qyteti në SHBA që sërish ka dalë mbi sipërfaqen e tokës – për 60 vite ishte nën ujë

Qyteti Rockport ishte pjesë e shtetit federal Utah, që u themelua në vitin 1860.

Ai u braktis më 1957 kur autoritet vendosën që këtë territor në Rockport ta shndërrojnë në një liqen artificial, transmeton Telegrafi.

Në këtë territor jetonin rreth 200 banorë, shtëpitë e të cilëve qëllimisht u mbuluan nga uji – me qëllim që të arrihet sipërfaqja e nevojshme e ujit.

Tani, 64 vite më vonë, për shkak të thatësirës ekstreme ky rajon më mirë thënë ky qytet ka dalë sërish mbi sipërfaqen e tokës.

Devon Dewey po testonte dronin me të cilin edhe arriti të shkrep disa fotografi të qytetit Rockport nga ajri – e në to mund të shihen rrugët e vjetra dhe pjesë të shtëpive. /Telegrafi/