Akarmara, dikur një qytet i fuqishëm i shfrytëzimit të qymyrit, tani është pushtuar nga barishtet dhe pemët.
Qyteti ndodhet në Abkhazi, një rajon autonom në Gjeorgjinë veriore dhe i kontestuar.
Luftërat dhe ndryshimet ekonomike kanë zbrazur qytetin e 5,000 njerëzve që kanë jetuar atje në vitet ’70. Sot, në qytet jetojnë vetëm 35 banorë.
Degradimi u përshpejtua në 25 vitet e fundit, siç tregojnë imazhet në këtë video.
Pylli ‘gëlltiti’ ndërtesat, pallatet me arkitekturën sovjetike. /oranews/