Banorët e Koçanit sot protestuan pasi që disa javë ndotja e ajrit është tepër e lartë në Maqedoni.
Në protestë si shkaktues të ndotjes së ajrit u cekën kapacitetet industriale, deponia e qytetit dhe ndezja e mbeturinave, përjell Telegrafi Maqedoni.
Qytetarët kanë marrë infromacione se rreth 80% e qytetarëve të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore ankohen për probleme me fryemëmarrjem, si pasojë e ajrit të ndotur.
Në mënyrë paralele me protestën në Koçan, banorët e fshatit Belli që janv afër deponisë së qytetit e bllokuan rrugën rajonale drejt Qendrës turistik Ponikva, me kërkesë që të parandalohet ndezja e deponisë dhe të përshpejtohet procedura për mbyllje./Telegrafi/