Telegrafi

Qyteti Kherson në Ukrainë është ‘i rrethuar’ nga trupat ruse

Mësohet se gjatë natës është nisur një sulm në qytetin jugor Kherson.

Dëshmitarët okularë vunë në dukje se trupat ruse po përparojnë “nga aeroporti në autostradën Nikolaev dhe një unazë pranë fabrikës së magazinimit të ftohtë”, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

Tani, Alena Panina, një gazetare me bazë në Kherson, pretendon se qyteti është “në të vërtetë i rrethuar”, me pika kontrolli të vendosura në dalje.

Ajo tha për Ukraine 24: “Qyteti është në fakt i rrethuar, ka shumë ushtarë rusë dhe pajisje ushtarake nga të gjitha anët, ata vendosën pika kontrolli në dalje”.

Panina tha se Kherson ka ende energji elektrike, ujë dhe ngrohje, por është përballur me vështirësi gjatë transportit të ushqimit nga magazinat në periferi.

Ndërkohë, BBC raporton se shpërthime “të fuqishme” janë dëgjuar pranë aeroportit të Kherson.

Kryebashkiaku i qytetit thotë se trupat ruse kanë ngritur postblloqe në hyrje të Khersonit, duke shtuar: “Është e vështirë të thuhet se si do të zhvillohet më tej situata”.

Megjithatë, Igor Kolykhaye tha: “Khersoni ishte dhe mbetet ukrainas! Mos dilni jashtë gjatë shtetrrethimit. Mos hyni në negociata agresive me askënd dhe mos provokoni armikun në konflikt”. /Telegrafi/