Telegrafi

Qyteti evropian që gjendet në dy shtete

Qyteti “binjakë” ValgaValka gjendet në jug të kufirit të Estonisë dhe në veri të kufirit të Letonisë. Dikur një vend, por që në vitin 1920 u nda në dysh, kurse sot gjendet në dy shtete.

Siç sugjeron ngjashmëria e habitshme e emrave, qytetet dikur ishin një vendbanim i vetëm, i njohur me emrin gjerman Walk. Të dhënat për ekzistencën e saj datojnë në shekullin e 13-të, transmeton Telegrafi.

Pasi u pushtua nga pushtues të shumtë, vetëm në vitin 1920, pas lëvizjes për pavarësinë e Estonisë dhe Letonisë, qyteti u nda në dy pjesë, sepse të dyja palët pretendonin të drejta territoriale mbi të.

Ndarja krejtësisht arbitrare e qytetit të rregulluar, u bë e dukshme vetëm pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe magjia e zonës Shengen bashkoi përsëri qytetet.

ValgaValka është një qytet, por në të njëjtën kohë nuk është, megjithëse historia e të dy palëve është e lidhur ngushtë. Banorët e Valgës dhe Valkës u ndanë nga njëri-tjetri për shkak të kohës, kur qyteti ndahej me një kufi.

Që nga viti 2005, Valga dhe Valka kanë rënë dakord të bashkëpunojnë në fushën e arsimit, kulturës, sportit, shëndetësisë, mjedisit dhe turizmit.

Slogani i përbashkët i Valga dhe Valka është “1 qytet, 2 shtete” në mënyrë që të njohin të dy qytetet si një për banorët e tyre, pavarësisht nga kombësia e tyre dhe nëse ata jetojnë në jug apo në veri të kufirit Estono-Letonez. Slogani u krijua për të festuar ditëlindjen e 420-të të qyteteve.

Vitet e fundit kanë forcuar lidhjen midis Valgës dhe Valkës, dy gjysmave të të njëjtit qytet, dhe ka disa projekte që inkurajojnë ValgaValka të evoluojë përsëri në një qytet të plotë.

Ndoshta shembulli më i mirë i këtij lloj bashkëpunimi mes dy qyteteve është shtegu piktoresk i këmbësorëve përgjatë lumit Pedeli, i cili është shumë i dashur nga banorët e të dy anëve, me plazh familjar, kënde lojërash dhe korsi biçikletash.

Tani të dy qytetet po zhvillojnë një zonë të përbashkët qendrore të quajtur ValgaValka Tëin Toën Center. Qëllimi kryesor i projektit është krijimi i një hapësire publike të përbashkët tërheqëse, të këndshme dhe unike.

Me organizimin e eventeve të ndryshme, panaireve të përbashkëta, tregjeve dhe festimeve të përbashkëta jubilare, ata përpiqen të “kapërcejnë” kufijtë në mendjet e njerëzve dhe të promovojnë investime dhe bashkëpunim të përbashkët.

Gjithashtu, manifestimet tradicionale krijojnë një ndjenjë të jetëgjatësisë dhe identitetit të vërtetë të ValgaValka në mesin e popullatës lokale. /Telegrafi/