Një studim i ri i ka zbuluar qytetet më të mira për mijëvjeçarët dhe del se Berlini është më i preferuari i të rinjve.
Studimi ka analizuar faktorët si përballueshmëria financiare, kualiteti i jetës së natës, ekonomia, toleranca e emigracionit dhe migrimi i të rinjve, transmeton Telegrafi.
Rezultatet kanë treguar se kryeqyteti i Gjermanisë, pra Berlini, e mposhtë Londrën e Manchesterin, si dhe Nju Jorkun si vendi më i preferuar nga të rinjtë.
Hulumtimet e ‘Nestpick’-ut janë përqendruar në katër fushat kryesore të ekosistemit biznesor, duke filluar nga gjërat esenciale (akomodimi, ushqimi…), rekreacioni, etj., dhe i ka renditur faktorët në një shkallë prej 1 (të ulët) deri në 10 (të lartë)
Kështu del se Berlini është i pari, ku ka 24/7 jetë të natës, barazi gjinore si dhe tolerancë ndaj komunitetit LGBT.
Berlini ka marrë notën 10/10 për skenën e jetës së natës, dhe gjithashtu ka marrë pikë të larta edhe për ushqim, transport, festivale dhe, normalisht, për birrë.
I dyti është renditur qyteti kanadez Montreali, i cili kryesisht ka marrë pikë të larta në tolerancën ndaj emigracionit, në tolerancën ndaj komunitetit LGBT dhe në skenën e festivaleve.
Londra është renditur e treta, që lavdërohet shumë për lirinë personale.
Ndërkaq me 10/10 pikë për respekt të lirisë personale dhe festivaleve, Amsterdami është renditur i katërti.
Kjo është lista e plotë me 15 qytetet më të preferuara për të rinjtë e ditëve të sotme:
1. Berlini, Gjermani
2. Montreali, Kanadë
3. Londra, Angli
4. Amsterdami, Holandë
5. Toronto, Kanadë
6. Vancouveri, Kanadë
7. Barcelona, Spanjë
8. Nju Jorku, SHBA
9. Cologne, Gjermani
10. Mançesteri, Angli
11. Hamburgu, Gjermani
12. Bristoli, Mbretëri e Bashkuar
13. San Francisko, SHBA
14. Austini, SHBA
15. Parisi, Francë. /Telegrafi/