Site icon Telegrafi

Qytetarja nga Peja shpreh artin e të pikturuarit duke transformuar tërësisht një trafo elektrike në lagjen e saj

Foto: Familja dhe Shëndeti/Facebook

Të qëndruarit në izolim, ka pasur edhe anët e veta “pozotive”, kur bëhet fjalë për inspirimin dhe shprehjen e artit.

Dashamirës së shumtë të artit kanë shfrytëzuar këtë kohë për të shprehur kreativitetin e tyre, qoftë edhe në një vepër të bërë në lagje.

I tillë është vizatimi i një qytetareje nga Peja, e quajtur Arba Lluka, e cila ka vendosur që të transformojë tërësisht trafon elektrike të ndodhur në lagjen e saj.

Foto: Familja dhe Shëndeti/Facebook

Duke e larguar trafon nga pamja e zakonshme e zymtësisë, Arba ka piktuar “pemën e famshme të jargavanit”, duke i dhënë kështu ngjyra dhe një frymë pranverore lagjes në të cilën ajo jeton.

Fotografitë e realizuara nga ky punim i bukur u publikuan në grupin e ashtuquajtur “Familja dhe shëndeti” në Facebook, duke marrë kështu vëmendjen e shumë personave anë e mbanë Kosovës, që janë anëtarë të këtij grupi.

Foto: Familja dhe Shëndeti/Facebook

“‘Pema e Jorgovanit’ (Arti ndryshon gjithçka). Trafoja e lagjes sime e transforumar në një vepër arti nga ana ime. Një falënderim i veçantë për fqinjët e mi, të cilët më ndihmuan që ta finalizoj këtë projekt”, shkroi artistja pejane në mbishkrimin e fotografive të publikuara.

Nga imazhet, duke se punimi në fjalë i ka sjell freski rrugës së kësaj lagjeje. /Telegrafi/

Foto: Familja dhe Shëndeti/Facebook

 

Foto: Familja dhe Shëndeti/Facebook

 

Foto: Familja dhe Shëndeti/Facebook

 

Foto: Familja dhe Shëndeti/Facebook
Exit mobile version