Telegrafi

Qytetari nga Peja që ishte në kërkim nga Policia, arrestohet në Zvicër dhe ekstradohet në Kosovë

Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale  e Policisë në Pejë, me datë 30.10.2020, kishte lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar ILIR (Xhemё) ISUFI , i cili kërkohej për veprat penale:

“Trafikim me njerëz, Grabitje, Shantazh”.

Pas shpalljes edhe në kërkim ndërkombëtar, falë bashkëpunimit me shtetin Zviceran, i dyshuari është arrestuar në këtë shtet dhe i njëjti është ekstraduar në Kosovë sot me datë 28.05.2021.

Lexo po ashtu Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e Ilir Isufit nga Peja

I dyshuari i lartcekur është dërguar para Gjyqtarit kompetent në Gjykatën Themelore në Pejë, për procedim të mëtutjeshëm.