Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë bënë publike rastin e dorëzimit të një portofoli (kulete) në Stacioni Policor nga njё qytetar nga Peja. Në portofol kishte një shumë parash, kartela bankare, letërnjoftimin dhe disa dokumente tjera.
Më 12.12.2020 rreth orёs 13:50, njё qytetar (cigareshitёs) ka gjetur njё kuletё nё rrugёn Eliot Engel, tё cilёn e ka sjellur nё Stacionin Policor Pejё.
“Pas verifikimeve të nevojshme nga ana e Policisë, ёshtё bёrё identifikimi i pronares dhe e njёjta ёshtё ftuar nё Stacionin Policor nё Pejё, e cila ka pranuar kuletën, tё hollat, kartelat bankare, letёrnjoftimin dhe dokumentet tjera. Me këtë rast Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për gjestin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në fund, policia thotë që ky rast të jetë shembull i bashkëpunimit edhe më tutje i të gjithë qytetarëve me Policinё e Kosovës. /Telegrafi/