Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka njoftuar se derisa ishte duke groposur afër një peme ka hasur në një mjet të dyshimtë (granatë dore).
Rasti ka ndodhur në Terpezë të Malishevës, të mërkurën në ora 19:30.
“Njësia policore e ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë Njësia për Deminim e FSK-së që e ka bërë eksplodimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar pa ndonjë incident”, thuhet në raport. /Telegrafi/