Një qytetar nga Kaçaniku, Rrahim Loki , 65 vjeçar, me profesion tregtar, ka gjetur një shumë të caktuar të të hollave, afër Xhamisë së këtij qyteti.
Polica e Kosovës për rajonin e Ferizajt, njofton se qytetari Loki menjëherë e ka njoftuar policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në stacionin policor të Kaçanikut.
Kjo shumë e të hollave, deri më tani nuk dihet se kujt i takojnë (i kanë humbur) .
“Lusim , pronarin e vërtetë të këtyre të hollave, të paraqitet në stacionin policor në Kaçanik, dhe të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar ato. Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, e ka falënderuar qytetarin Rrahim Loki, për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të të hollave të gjetura, në stacionin e policisë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/