Policia e Kosovës njofton se me datën 08.05.2024 rreth orës 17:10 qytetari nga Ferizaj D.Sahiti , i moshës 32 vjeçar, në rrugën ‘’Reçaku ‘’ afër një barnatore në Ferizaj ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe menjëherë ka njoftuar policinë dhe ato i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.
Policia ka lutur pronarin e vërtetë të parave të paraqitet në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas verifikimit t’i kthehen ato para.
“Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin D.Sahiti për gjestin e tij human dhe shembullorë për dorëzimin e parave të gjetura, në stacionin e policisë”, njofton Policia e Kosovës./Telegrafi/