Pasi e kishte gjetur një kuletë në rrugë, Imer Zekolli 65 vjeçar nga komuna e Ferizajt e kishte dorëzuar në polici.
“Me datën 02.10.2021 rreth orës 15:00 një qyetatar nga Ferizaj Imer Zekolli, i moshës 65 vjecar, pensionist , në rrugën “Gjon Serreqi “në Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura”, bënë të ditur policia.
Sipas policisë protofoli i takonte Lirie Beqirit e cila me profesion është fizioterapeute po ashtu nga Ferizaj.
“Portofoli i përkiste Lirie Beqirit, e moshës 56 vjeçare nga Ferizaj me profesion fizioterapeute, po ashtu ai menjëherë portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj”, njofton policia.
Në protofol pas verifikimeve nga ana e policisë thuhet që kishte rreth 180 euro dhe dokumente të pronares.
“Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronares Lirie Beqirit i kthehen paratë 182.50 € dhe dokumentet e sajë” thuhet tutje në njoftimin e policisë. /Telegrafi/