Telegrafi

Qytetari në Skenderaj e gjen në rrugë portofolin me dokumente e para, e dorëzon në polici

Ilustrim

Një qytetar ka dorëzuar në Stacionin Policor në Skenderaj të enjten një portofol të cilin e kishte gjetur në rrugë.

Policia njofton se në të kishte dokumente personale dhe një shumë të parave.

“Gjatë ditës së sotme, në Stacionin Policor në Skenderaj, nga ana e një qytetari është dorëzuar  një portofol (të cilin e kishin gjetur në rrugë), në portofol  kishte dokumente personale,  dhe një shumë të parave”, thuhet në njoftimin për media.

Nga ana e policisë, është ftuar në stacion pronari i portofolit dhe sipas procedurave i njëjti ka pranuar portofolin, paratë dhe dokumentet.

“Policia e Kosovës, duke çmuar këtë gjest human, falënderon qytetarin dhe të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm”, thuhet tutje. /Telegrafi/