Një qytetar nga Prizreni, Vullnet Nurkollari, ka gjetur një shumë të caktuar të hollave në rrugën “Xhevat Berisha” në Prizren, ndërsa i njëjti menjëherë e ka njoftuar policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në stacionin policor të Prizrenit.
Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit bën të ditur se kjo shumë e të hollave, deri më tani nuk dihet se kujt i takojnë (kujt i kanë humbur).
“Lusim pronarin e vërtetë të këtyre të hollave të paraqitet në stacionin policor në Prizren dhe të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar ato”, thuhet në njoftim.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, e ka falënderuar qytetarin Vullnet Nurkollarin, për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të të hollave të gjetura. /Telegrafi/