Vazhdon ndërgjegjësimi i qytetarëve për kthimin e gjërave të humbura te pronarët e tyre.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe të shtunën e 22 korrikut në afërsi të tregut në Prishtinë, ku një person pasi ka gjetur një shumë parash i ka dorëzuar ato në polici.
“Me datë 22.07.2023 rreth orës 16:30 në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë është paraqitur një person, B. P, i cili kishte gjetur te tregu me shumicë, afër një lokali, një shumë parash”, njofton Policia e Kosovës.
Për shkak se pos parave nuk është gjetur ndonjë dokument shoqërues, policia ka kërkuar nga pronari i këtyre parave të paraqitet në stacion për t’i marrë ato.
“Pala ka dorëzuar në polici paratë dhe pasi që nuk ka ndonjë dokument, ftojmë qytetarin që ka humbur shumën e parave në atë zonë që të paraqitet në stacionin jugu në Prishtinë”, ka njoftuar policia./Telegrafi/