Qytetarët e Maqedonisë nuk kanë interes të madh për fushatën parazgjedhore. Sipas tyre, prej vitesh partitë prezantojnë të njëjtat programe dhe para qytetarëve dalin me premtime të njëjta, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Shumica e qytetarëve të anketuar nga Alsat M vlerësojnë se partitë e reja politike, posedojnë programe më të mira për dallim nga ato që tashmë disa vite janë në pushtet. Sipas tyre, ka ardhur koha që t’i jepet shans opozitës.
Fushata parazgjedhore do të vazhdojë deri më 9 dhjetor, 10 dhjetori do të jetë dita e heshtjes parazgjedhore, ndërsa më 11 dhjetor, mbi 1,7 milionë qytetarë nga Maqedonia do to votojnë për përbërjen e re parlamentare./Telegrafi/