Qytetarët që udhëtojnë për në Bullgari kur të kthehen në Maqedoni të mos marrin ushqim me origjinë shtazore, bën thirrje drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Zoran Atanasov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai tha sot në Veles se virusi “Ethet e derrave afrikan” të cilat u regjistruan në Bullgarinë fqinjë nuk është e rrezikshme për njerëzit, por bëhet fjalë për një sëmundje shumë virale infektive për derrat për të cilët nuk ka vaksinë.
“Agjencia ka miratuar një vendim për ndalimin e importit dhe transitit të derrave, produkteve dhe nënprodukteve të mishit të derrit nga ky rajon në Bullgari, me qëllim për të mbrojtur kundër futjes së virusit”, tha Atanasov, i cili vizitoi fermën e derrave “Agro Soft” pranë Velesit .
Në fillim të muajit, Agjencia lëshoi një vendim për ndalimin e importit dhe transitit të derrave dhe produkteve të mishit të derrit nga Bullgaria për shkak të shfaqjes së virusit të “Ethet e derrave afrikanë” në këtë vend. Sëmundja në fund të gushtit u konfirmua në zonën e Varnas në Bullgarinë fqinjë, dhe gjithashtu është e pranishme në Estoni, Letoni, Lituani, Bjellorusi, Ukrainë, Poloni, Moldavi, Rumani, Republikën Çeke dhe Hungari.
Nga 90 fermat komerciale të derrave, të regjistruara në vend, 78 ferma janë kategorizuar. /Telegrafi/