Presidenti rus, Vladimir Putin është zotuar se do të ndëshkojë shtetin ukrainas për, siç tha ai, përpjekjet e saj për të dëmtuar zgjedhjet presidenciale.
Duke folur në Këshillin e Sigurimit të Rusisë, ai tha se “për të penguar procesin e votimit dhe për të frikësuar njerëzit, të paktën në zonat kufitare, regjimi i Kievit po përpiqet të kryejë një sërë veprimesh kriminale, duke goditur vendbanimet civile në Rusi. Këto sulme të armikut nuk do të mbeten të pandëshkuara”, pohoi ai.
Putin ishte dukshëm i zemëruar ndërsa fliste, raporton skynews.
Ai tha se 95 për qind e predhave dhe raketave u rrëzuan nga mbrojtja ajrore ruse, por disa kaluan, duke shkaktuar viktima në mesin e civilëve rusë.
Presidenti rus tha gjithashtu se kishte pasur katër sulme në rajonin e Belgorodit dhe një në rajonin e Kursk nga rreth 2500 njerëz të armatosur ukrainas.
Ndryshe, rusët në zgjedhjet presidenciale kanë zgjedhur të djegin kabinat e votimit si dhe fletët e votimit. /Telegrafi/
Putin, as usual, blames the Neo-Nazis.
It's getting tiring to hear the same story repeated. Putin is under pressure! #Belgorod
What happens in Belgorod does not make the situation better for him. pic.twitter.com/DeOHmR7sBT
— WORLD AT WAR (@World_At_War_6) March 15, 2024