Site icon Telegrafi

Qytetarët në rrugë, lëkunden llambadarët – pamjet e para pas dy tërmeteve që ndodhën brenda pak minutash në Turqi

Dy tërmete të forta goditën Turqinë lindore brenda pak minutash.

Siç u raportuar më herët, tërmeti i parë me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar 33 kilometra në juglindje të Malatya, në një thellësi prej tetë kilometrash.

Vetëm tre minuta më vonë, një tjetër tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter u regjistrua pranë Adiyamanit, gjithashtu në Turqinë lindore.

Dhe ndërkohë, pas tyre, janë shfaqur pamje të dy tërmeteve në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Dy tërmete - me magnitudë 5.2 dhe 4.7 ballë – godasin Malatya të Turqisë, mediat sjellin detajet

Siç edhe mund të shihet, lëkundjet e tokës i detyroi njerëzit të dilnin në rrugë.

Ndërsa në pamje të tjera, disa banorë të zonës filmuan llambadarin duke u lëkundur gjatë tërmetit.

Për momentin nuk ka informacione për të lënduar apo dëme materiale. /Telegrafi/

Exit mobile version