Përmes një komunikate të shkruar Ministria e Financave të Malajzisë bën të ditur se shuma e parave që janë mbledhur nga populli brenda dy muajve me anë të “Fondit të Shpresës” ka arritur në 41 milionë dollarë.
Ministri i Financave, Lim Eng, tha se qeveria nuk ka vendosur ndonjë objektiv lidhur me sasinë e parave që do të mblidhen, duke shtuar se donacionet do të përdoren në interes të vendit, përcjell Telegrafi.
Qytetarët malajzian vetëm ditën kur u aktivizua fondi, kishte dhuruar 1.76 milionë dollarë.
Aktualisht Malajzia ka 252 miliardë dollarë borxh të jashtëm, i cili është bartur nga periudha e ish-kryeministrit, Nexhip Rezak dhe në kuadër të masave shtrënguese në vend, pagat e ministrave ishin reduktuar për 10 për qind.
Gjithashtu, kryeministri i Malajzisë i kishte kërkuar kryeministrit japonez kredi për të shlyer borxhet e vendit.
Ditë më parë, ish-kryeministri Najib Razak, ishte arrestua nga Agjencia Kundër Korrupsion në kuadër të hetimit për përvetësim në dëm të fondit të shtetit.
Mahathir Mohamad me 9 maj të këtij viti është zgjedhur kryeministër i Malajzisë dhe do të jetë udhëheqësi më i vjetër në botë. /Telegrafi/