Ikona e kinematografisë kosovare, Leze Qena, ndërroi jetë mëngjesin e sotëm (e mërkurë) në QKUK.
Aktorja, e cila vdiq në moshën 85-vjeçare, shquhet për karrierën e pasur artistike, me një numër të madh të roleve në filma e seriale.
Lajmi për humbjen e saj ka tronditur mbarë opinionin shqiptar, ndërsa ngushëllime kanë shprehur shumë prej personazheve publike.
Në bazë të një fotografie që ka qarkulluar në rrjetet sociale, qytetarët sonte në orën 20:00 do ndezin qirinj për nder të veprës dhe krijimtarisë së saj.
“Unë do të ndez një qiri në ballkonin e banesës sime.Bashkohu edhe ti! Sonte në ora 20:00”, thuhet në njoftim.
Kohëve të fundit, aktorja Qena nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, me ç’rast edhe ishte distancuar nga angazhimet artistike. /Telegrafi/