Festimi i Krishtlindjes ortodokse në kishën e Kampusit të Universitetit të Prishtinës , është konsideruar si provokim i rëndë nga qytetarët kosovarë.
Ata thonë ky është provokim, pasi që aty nuk plotësohen kushtet për rite fetare, ndërsa dihen edhe rrethanat në të cilat është ndërtuar ajo kishë.
Për ta kjo meshë u mbajte pikërisht për të tensionuar shqiptarët.
Ndryshe, ipeshkvi i Rashkë-Prizrenit Teodosije, mëngjesin e sështunës, me disa priftërinj tjerë, zëvendëskryeministrin e Kosovës, Branimir Stojanoviq, zyrtarin ndërlidhës të Beogradit në Prishtinë, Dejan Paviçqviq, dhe rreth 20 besimtarë, ka kënduar himnin e Krishtlindjeve në këtë objekt.
“Kemi ardhur në tempullin e Krishtit Shpëtimtar, këtu në Prishtinë, sepse kemi dashur që Krishti së pari të lindë në dioqezën tonë, në tempullin tonë. Tempull ky që është i mbyllur, i bllokuar nga dikush që nuk lejon priftërinjtë dhe të krishterët ortodoksë të hyjnë në të, dhe gjithashtu, tempull i vendosur në qytetin ku sot nuk ka serbë ortodoksë. Kanë mbetur disa dhjetëra sosh por që jetojnë në frikë”, ka thënë Teodosije. /Tribuna Channel/Telegrafi/