Site icon Telegrafi

Qytetarët kalojnë ditën në parkun Gërmia, nuk respektohen rekomandimet për distancën

Sot Parku i Gërmisë ishte i mbushur me qytetarë, por është vërejtur se nuk janë respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për distancën mes njerëzve.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, Naser Ramadani, ka thënë sot se masat parandaluese tani kanë kaluar tek individi dhe duhet tu përmbahemi të gjithë.

Ramadani ka rekomanduar daljen në natyrë, por duke qëndruar 2 metra larg njëri tjetrit.

“Po, ne kemi rekomanduar 2 metra distancë mes njëri tjetrit, ashtu siç jemi edhe ne tash. Por koha është e mirë dhe njerëzit mund të dalin në natyrë. Virusi nuk qëndron në ajër”, ka deklaruar ai.

Ai po ashtu deklaroi se Kosova do ta kalonte shpejt coronavirusin nëse qytetarët do t’iu përmbaheshin masave. /Telegrafi/

Exit mobile version