Vendasit japonezë kanë mbetur të indinjuar, pasi gruaja e Kanye West, Bianca Censori bëri një tjetër shfaqje tronditëse gjatë një udhëtimi në Tokio këtë javë.
Censori, 29 vjeçe, shfaqi të pasmet e saj me një triko ngjyrë bezhë , teksa ecte nëpër një qendër tregtare publike me Kanye West, 47 vjeç.
Ajo gjithashtu shkoi pa sytjena në ansamblin e pastër, duke lënë shitësit e dyqanit të tronditur për veshjen e saj, shkruan DailyMail.
Kritikët e kanë goditur ekspozimin e Censorit, me një që argumenton se duhet të konsiderohet si ‘paturpësi publike’, një akuzë e cila vjen me një gjobë deri në 300,000 jen (1,788 euro), sipas Kodit Penal të Japonisë.
“Si japonez jam i neveritur. Kjo është sjellje e keqe. Nuk e kuptoj nevojën për t’u ekspozuar hapur kështu. Është e papranueshme”, tha një person.
Një i dytë shkroi: “Absolutisht nuk ka nevojë dhe duhet të akuzohet për paturpësi. Një fyerje për kulturën japoneze”.
“Ajo nuk ka respekt për veten, ai nuk ka respekt për të dhe ata nuk kanë respekt për kulturën japoneze”, komentoi një tjetër. /Telegrafi/